Reagon për herë të parë portieri i Elches pasi Lionel Messi ia kërkoi fanellën

Reagon për herë të parë portieri i Elches pasi Lionel Messi ia kërkoi fanellën

09:11, 26/02/2021

Portieri i skuadrës së Elches, Edgar Badia, ka reaguar për herë të parë, pasi Lionel Messi ia kërkoi fanellën pas ndeshjes, Barcelona 3-0 Elche.

Ai ka thënë se është befasuar kur sulmuesi argjentinas ia kërkoi fanellën.

“Po, u befasova. Por, a e dini se çfarë isha duke menduar përveç rezultatit? Që ky ekip do të shpëtojë. Jemi së bashku si ekip, si grup”, u shpreh portieri në rrjetet sociale.

Pas takimit me katalunasit, Badia ia kërkoi gjashtë herë fituesit të Topit të Artë fanellën, por kur Messi ia dhuroi atij, portieri i Elches harroi të ia jepte fanellën e tij argjentinasit.

Ishte Messi ai që ia kërkoi Badias fanellën, ndërsa ky i fundit mbeti i befasuar dhe me të qeshura shkëmbyen fanellat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco