Manchester United është kualifikuar në raundin tjetër të Europa Leagues.
“Djajtë e Kuq” barazuan pa gola ndaj Real Sociedadit por i ka mjaftuar fitorja 4-0 ndeshjen e parë në Spanjë.
Në min (13’), Real Sociedad fitoi një penalti. Ishte Mikel Oyarzabal i cili humbi shansin për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Në këtë ndeshje debutoi edhe Amad Diallo, i cili u aktivizua në minutën e 59’ në vend të Daniel James. Vlen të theksojmë që Axel Tuanzebe shënoi në min (63′), por goli u anulua nga sistemi VAR.
Rezultati përfundimtar, Manchester United 0-0 Real Sociedad. “The Red Devils” eliminojnë Real Sociedadin.
Të gjitha rezultatet e ditës së enjte në Europa League:
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: