Napoli është eliminuar nga Europa League. Skuadra e Gennaro Gattusos fitoi 2-1 ndaj Granadës, por që nuk mjaftoi pasi në ndeshjen e parë në Spanjë ishin mundur me rezultatin e pastër 2-0.
“Të kaltrit” kaluan shpejt në avantazh me anë të Piotr Zielinski, në minutën e 3-të, mirëpo miqtë arritën të barazonin takimin me anë të Montoro në minutën e 25-të.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në të dytën ishte kapiteni Lorenzo Insigne i cili dhuroi një asistim për Fabian Ruiz që shënoi në minutën e 59-të, por që nuk mjaftoi pasi napoletanët u eliminuan nga kompeticioni.
Spanjollët kthehen triumfues dhe kalojnë në turin tjetër të Europa League.
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: