Shkruan historinë në futbollin shqiptar, presidenti Meta dekordon 4 legjendat e Dinamos

Shkruan historinë në futbollin shqiptar, presidenti Meta dekordon 4 legjendat e Dinamos

19:05, 25/02/2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi sot 4 ish-futbollistët e Dinamos për kontributin dhe suksesin e arritur gjatë viteve në futbollin shqiptar. Kreu i Shteti i dha titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Skënder Jarecit, ndërsa akordoi titullin “Mjeshtër i Madh” për Vasillaq Zërin, Gani Xhafën dhe Andrea Markon.

Postimi i Presidentit Meta:
Dinamo” është një nga skuadrat më të shquara të futbollit shqiptar, me një histori të jashtëzakonshme, rezultate spektakolare dhe shumë tituj kampionë, që për dekada ka dominuar jetën sportive në vend, duke u kthyer në burim krenarie dhe simbol të frymës së ekipit e vlerave më të mira sportive.

Një kontribut të madh për lartësimin e “Dinamo”-s në nivelet që e njohim të gjithë, kanë padyshim katër prej yjeve të saj më të shquar, legjendat Skënder Jareci, Vasillaq Zëri, Gani Xhafa dhe Andrea Marko, futbollistë e trajnerë të kalibrit ndërkombëtar, që falë talentit dhe aftësive të shkëlqyera u bënë pjesë edhe e historisë së Ekipit tonë Kombëtar.
Sot pata kënaqësinë ta vlerësoja këtë buqetë yjesh jo vetëm për punën, sakrificat dhe ndihmesën e shkëlqyer të dhënë për futbollin shqiptar, por njëkohësisht dhe për të nxitur më shumë të rinjtë e të rejat, që të ruajnë këtë traditë dhe të frymëzuar prej saj të kontribuojnë për zhvillimin cilësor të këtij sporti në vendin tonë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco