Ibrahimovic: Ronaldo Fenomeni më i miri në histori, ishte vetë loja

Ibrahimovic: Ronaldo Fenomeni më i miri në histori, ishte vetë loja

18:54, 25/02/2021

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Discovery Plus”, ku ndër të tjera iu përgjigj pyetjes se kush, për mendimin e tij, është futbollisti më i mirë në histori: "Ronaldo Fenomeni. Ishte lojtar i kompletuar. Ka lojtarë që luajnë, por për mua ai është vetë loja. Të gjithë do të donin ta bënin si ai, të gjithë do të donin të bëheshin si ai. Ai e ndryshoi lojën plotësisht, mënyrën se si lëvizte, mënyrën si driblonte. Për mua ishte më i miri në histori ".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco