Klubet jo nga Madridi në Spanjë janë në favor të Atalantës, pas asaj që ndodhi në ndeshjen e djeshme të Ligës së Kampionëve, në Bergamo.
Një ballafaqim i kushtëzuar rëndë nga dëbimi i Freuler me karton të kuq pas 18 minutash lojë (një episod për të cilin mesfushori zviceran iu kërkoi falje tifozëve).
Ky ndëshkim direkt më të kuqe është konsideruar shumë i tepruar nga kryesori gjerman.
Mediat europiane flasin edhe për “mungesën e “Fair-play” nga Mendy, i cili duartrokiti gjyqtarin, kur lojtari i Atalantës u përjashtua me të kuqe për një faull ndaj tij”.
Rac1 (stacioni kryesor radiofonik në Katalonjë) ishte më i ashpri në komentin e ndeshjes, teksa e quajti “vjedhje totale” atë që ndodhi në fushë, duke iu referuar arbitrimit.
Në vend të kësaj, “El Mundo” iu bën jehonë fjalëve të Fabio Capello në “Sky”: “Edhe vetë Zidane ishte gjithashtu i befasuar, e patë që qeshi… Ai nuk ishte absolutisht karton i kuq, sepse faulli ndodhi jashtë zonës së rreptësisë. Mbrojtësi i Atalantës nuk ishte lojtari i fundit. Nëse është faull, nevojitej vetëm karton i verdhë”.
Më në fund, “Sport” shikon nga sfida e kthimit, ku Atalanta rrezikon të mbetet pa Gasperinin, duke pasur parasysh që trajneri zikaltër (i zemëruar gjatë dhe pas ndeshjes) mund të skualifikohet me dy ndeshje në Champions.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: