Interi po kalon një moment shumë të mirë, ka fituar katër ndeshjet e fundit në Serie A dhe kryeson kampionatin me 4 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë.
Triumfi 0-3 në derbin e fundjavës së kaluar, ka sjellë entuziazëm të madh në kampin zikaltër, por COVID-19 ka trazuar ambientin e klubit italian.
Pesë raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar tek Interi. Megjithatë, për fatin e mirë të Antonio Contes, asnjë prej tyre nuk është futbollist.
Pozitivë kanë dalë dy Administratorët e Deleguar të Interit: Giuseppe Marotta dhe Alessandro Antonello. Virusi ka prekur dhe Piero Ausilion, drejtorin sportiv.
I infektuar edhe avokati i Interit, Angelo Capellini, teksa emri i pestë është një pjesëtar i stafit teknik të ekipit që kryeson Serie A.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: