Në fundjavë grumbullohet U14 (M)

Në fundjavë grumbullohet U14 (M)

11:26, 25/02/2021

Të shtunën dhe të dielën do të bëhet grumbullimi i parë në konkurrencën e meshkujve U14, në kuadër të projektit zhvillimor YDF. 

Ky grumbullim është i mirëseardhur për të parë nga afër talentet e rinj dhe për masivizimin e basketbollit në Kosovë.

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e pesë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja, por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.

Orari dhe vendi i grumbullimit është si vijon
27.02.2021 Shkolla DON BOSCO
Djemtë 12:00-14:00
28.02.2021 Shkolla DON BOSCO
Djemtë 12:00-14:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco