Kjo boksiere kosovare arriti në gjysëm finalen ndërkombëtare

Kjo boksiere kosovare arriti në gjysëm finalen ndërkombëtare

08:42, 25/02/2021

Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, ka arritur në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar Stradnja, që po mbahet në Sofia të Bullgarisë. 

Ajo mposhti rusen Ordina Aleksandrova me rezultat 5:0 në kategorinë deri në 60 kilogramë, duke u kualifikuar në gjysmëfinale. 

Besart Pireva mbrëmë shënoi një fitore ndaj kroatit, Leo Cvetkoviq, kategoria 81 kg, ndërsa sonte, Pireva u mposht nga ukrainasi, Kost Maxym.

Boksierët tjerë, Patriot Behrami (69 kg) dhe Shpëtim Bajoku (63 kg) pësuan humbje, përkundër se Bajoku me potencialin e shfaqur ka mundur t'i takojë edhe fitorja.

Drejtësinë në këtë turne, i cili llogaritet ndër më të fortët në Evropë, po e ndanë edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco