Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme në fazën e 1/8 në Champions League
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar me rezultatin 2-0 në transfertë kundër skuadrës gjermane, B. Monchengladbach.
“Qytetarët” arritën që të kalojnë në avantazh 1-0 pas golit të shënuar nga Bernardo Silva në minutën e 29-të. Gabriel Jesus 65’ shënoi golin e dyte për t’i dhënë kështu epilogun përfundimtar ndeshjes. Edhe pse nuk u shënuan shumë gola në këtë ndeshje pamë edhe rikthimin e Sergio Agueros, i cili do t’i shtojë më shumë fuqi sulmit të Man Cityt.
Më 16 mars do të zhvillohet ndeshja e kthimit në “Etihad Stadium” ku do të përcaktohet edhe skuadra që kualifikohet në çerekfinale.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: