Real Madrid ka fituar me vështirësi 1-0 ndaj Atalantës në Bergamo, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8 në Ligën e Kampioneve.
Edhe pse me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Remo Freuler në minutën e 17-të, bergamaskët rezistuan deri në minutën e 86-të pa pësuar gol.
Ishte mbrojtësi francez Ferland Mendy ai i cili shënoi për “Los Blanco-s” me një goditje të bukur nga distanca.
Me këtë fitore, madrilenët kanë hedhur një hap të madh drejt kualifikimit, pasi në ndeshjen e kthimit (16 mars), u duhet të administrojnë rezultatin, ndërsa zikaltërve tashmë u duhet të përmbysin rezultatin.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: