Tottenham kualifikohet në raundin e 1/16 të Europa League. Pas fitores së thellë 1-4 në ndeshjen e parë, skuadra e Jose Mourinhos ka bërë detyrën edhe në sfidën e dytë ndaj Wolfsberg.
Falë golave të Alli (11), Carlos Vinicius (50, 83) dhe Bale (73), londinezët fituan 4-0 kundër skuadrës austriake, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 8-1.
Mourinho, duke marrë parasysh rezultatin e ndeshjes së parë dhe forcën e kundërshtarit, preferoi të mbante në stol emra të rëndësishëm se Harry Kane, Son Heung-min, Reguilon, Ndombele dhe Lloris.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: