Trajneri i Kukësit, Mirel Josa komentoi sot shortin e hedhur për Kupën e Shqipërisë, atu ku goglat caktuan Teutën si kundërshtar në çerekfinale.
Trajneri u shpreh se Kupa është objektiv por duhet menduar ndeshja e radhës në kampionati.
"Kupa është objektiv të cilin e kam gjetur kur kam marrë drejtimin e skuadrës së Kukësit. Kampionati ishte larg por varet si shkojnë gjërat dhe nuk duhet të flasim para kohe që më pas të ndryshojmë qëndrim. Duhet të shohim nga ndeshja e radhës që është ndaj Teutës që e kemi rival edhe në Kupë", tha Josa.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: