Ish-trajneri, Fabio Capello, ka komentuar ndeshjen e djeshme të Champions League mes Lazios dhe Bayern Munchen.
Bardhekaltërit u dorëzuan pa kushte me rezultatin 1-4, kjo edhe për faj të gabimeve të tyre në mbrojtje.
Capello thekson se për aq sa ai e ka ndjekur Bayernin në këtë sezon, nuk kishte parë një skuadër që të ishte kaq në vështirësi sa Lazio përballë gjermanëve.
“Lazio pagoi mundësitë e pashfrytëzuara në fillim të lojës, pastaj të mos flasim për gabimet në mbrojtje. Kualitetin dhe vendosmërinë e gjermanëve e njohim, por më impresionoi fakti që kur mbrojtja e Lazios ishte në presion ia pasonte topin Reinës, dhe ai që është i zoti me këmbë, nuk arriti ta luante asnjëherë qetësisht topin.
Nga të gjitha takimet e Bayern që kam parë këtë sezon, nuk kam parë asnjë skuadër që të ishte kaq në vështirësi sa Lazio. Futbolli italian në vështirësi? Kjo ndeshje më bën të reflektoj”, u shpreh Capello.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: