Boksierët kosovar në luftë për medalje

Boksierët kosovar në luftë për medalje

12:27, 24/02/2021

Sot në qerekfinale në luftë për medalje në ring ngjitet në 60kg Donjeta Sadiku kundër boksieres Ruse Ordina Aleksandrova dhe në 81kg.

Besart Pireva kundër boksierit nga Ukraina Kost Maxym. Duelet fillojnë në dy sesione nga ora 14:00 dhe 18:00, njofton Federata e Boksit të Kosovës.

Derisa dje në ring u paraqiten 4 boksierë kosovarë në Turneun ndërkombëtar "Strandja" Sofia,Bulgaria 22-27 shkurt. 

Në 63kg.Shpëtim Bajoku humbi kundër boksierit vendor Bullgarit Rusinov Kiril me rezultat 3:2 edhe pse ndoshta reale kishte qenë 3:2 për Bajokun por gjyqtarët fitoren ja dhan boksierit vendor.

Në 69kg.Patriot Behrami humbi kundër medalistit të bronzët botëror boksierit nga Uzbekistani Baturov Bobo Usmin.

Në 81kg.Besart Pireva korri fitore bindëse kundër boksierit nga Kroacia Cvetkovi? Leo dhe u kualifikua për qerekfinale

Në 91kg.Faton Tolaj humbi kundër boksierit nga Armenia Manasyan Narek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco