Zidane: Atalanta? Janë të ngjashëm me...

Zidane: Atalanta? Janë të ngjashëm me...

21:44, 23/02/2021

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan ka dalë në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Atalantës.

Tekniku francez veçoi aspektin e mirë sulmues të skuadrës së Gasperinit, ndërsa nuk ngurroi t’i krahasonte me Ajaksin e sezonit 2018-2019, të cilët arritën të eliminonin madrilenët dhe Juventusin.

Pavarësisht sezonit me shumë “gropa”, tekniku madrilen beson se skuadra e tij ka përvojën e duhur për t’i shkuar Ligës së Kampioneve deri në fund, ndërsa nuk pranoi të firmoste për barazim për ballafaqimin e nesërm me Atalantën.

“Atalanta – Nuk i njohim shumë mirë kundërshtarët. Duhet të luajmë në stilin tonë, por dhe t’i lojës së Atalantës. Janë një skuadër shumë sulmuese, e ngjashme me Ajaksin e disa viteve më parë. Kanë individë shumë të mirë, solid dhe nesër prej të jetë një ndeshje e mrekullueshme.

Reali në Ligën e Kampioneve – E dimë se çfarë na pret dhe se prej nga kemi ardhur. Punojmë mirë, jemi të përqëndruar dhe kemi nevojë për rezultat pozitiv. Kemi përvojën e duhur në këtë kompeticion dhe uroj të shkojmë në finale. Prandaj jemi Real Madridi. Mos të harrojmë që kjo fazë është me dy takime, por duhet të mendojmë për nesër. Nuk do ta pranoja barazimin, luajmë për fitore”, u shpreh Zidan në konferencën për shtyp të sfidës së nesërme me Atalantën.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco