Raiola për të ardhmen e Haaland: Vetëm 10 klube në botë mund të firmosin me të

Raiola për të ardhmen e Haaland: Vetëm 10 klube në botë mund të firmosin me të

20:21, 23/02/2021

Mino Raiola , agjent i yllit të Borussia Dortmund Erling Haaland , intervistuar nga BBC flet për të ardhmen e yllit norvegjez, duke deklaruar se deri më sot vetëm 10 klube janë në gjendje të blejnë kartonin e tij: "Të gjithë e shohin Haaland si një nga yjet e së ardhmes,  pasi është e vështirë të bësh atë që bën ai në moshën e tij. Haaland do jetë  një yll për të paktën 10 vitet e ardhshme.

Ne kemi arritur në një pikë ku njerëzit po pyesin se edhe sa kohë do të shijojmë ndeshjet e Ibrahimovic, Cristiano Ronaldo apo Messin, kështu që të gjithë po kërkojnë gjeneratën e ardhshme të talenteve. Sot vetëm 10 klube kanë mundësi të blejnë Haaland nga Borussia Dortmund. Nga këto 10, 4 janë angleze. Nuk ka asnjë trajner ose drejtor sportiv sot që të thotë "Unë nuk jam i interesuar" për një lojtar si Haaland ".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco