E trishtë! Ndërron jetë në moshën 21 vjeçare ish-futbollisti i Atalantës

E trishtë! Ndërron jetë në moshën 21 vjeçare ish-futbollisti i Atalantës

17:26, 23/02/2021

Një lajm i trishtë ka tronditur botën e futbollit.

Është ndarë nga jeta në moshën 21 vjeçare ish-futbollisti i Atalantës, kampion i Italisë për moshën-U-19, Willy Braciano Ta Bi. 

Ai mbylli sytë përgjithmonë në vendlindjen e tij, Bregu i Fildishtë, pas një sëmundjeje të rëndë.

Image

Willy kishte muaj që luftonte me kancerin e mëlçisë, që për fat të keq i mori edhe jetën. Nuk i ka munguar as mbështetja e Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë, e cila kishte ndërmarrë hapa për të mbledhur fonde dhe për ta ndihmuar atë me shpenzimet.

Ai ishte detyruar të tërhiqej nga futbolli për të vijuar me kurën, ndërsa muajt e fundit mbylli marrëdhënien me klubin bergamask, për t’u kthyer në Bregun e Fildishtë, ku kaloi momentet e fundit të jetës së tij.

Image

Willy Braciano Ta Bi mbërriti në Bergamo në vitin 2019 nga klubi ASEC Mimosas. Ai tregoi cilësitë e tij duke luajtur 9 ndeshje dhe duke shënuar 3 gola për skuadrën e të rinjve (u shpall kampion pas fitores 1-0 të Atalantës kundër Interit). Ai u huazua për një periudhë të shkurtër  te Pescara, por shfaqja e sëmundjes e pengoi ta vijonte karrierën në Abruzzo.

Image

Së fundmi klubi i Atalantës, ka postuar një mesazh një faqen zyrtare, ku ngushëlloi familjen për të këtë humbje të madhe.

“ Ne marrim pjesë me emocion të thellë në dhimbjen e familjarëve për vdekjen e parakohshme të Ëilly Braciano Ta Bi. Kampion  i Italisë me Primaverat në 2019, ai pa që ëndrra e tij po shuhej shumë shpejt ... Mirupafshim Willy, prehu në paqe.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco