Zyrtare/ UEFA anulon kompeticionin e madh europian për shkak të Covid

Zyrtare/ UEFA anulon kompeticionin e madh europian për shkak të Covid

16:45, 23/02/2021

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot të anulojë Kampionatin Europian 2021 të grup-moshës U-19 për femra dhe meshkuj për shkak të pandemisë Covid-19 dhe efekteve të saj në organizimin e garave.

Në procesin e kësaj vendimmarrjeje, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vë në dukje se, me kufizimet aktualeve të qeverive, udhëtimet e skuadrave dhe organizimi i këtyre mini-turneve do të ishin shumë të vështira.

Federatat anëtare të UEFA-s u konsultuan dhe më pas e mbështetën vendimin. Edhe pse është për të ardhur keq që asnjë turne për të rinj nuk mund të zhvillohet në sezonin aktual, shëndeti dhe siguria e futbollistëve të rinj duhet të kenë përparësi në rrethanat aktuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco