Vendi mysliman nuk u lejon të luajnë me bikini, nënkampionet e botës bojkotojnë turneun

Vendi mysliman nuk u lejon të luajnë me bikini, nënkampionet e botës bojkotojnë turneun

16:57, 23/02/2021

Karla Borger dhe Julia Sude, dy sportiste gjermane të skuadrës së volejbollit në plazh nuk do të marrin pjesë në turneun e Katarit. Kjo, pasi atyre nuk u lejohet të luajnë me bikini dhe për këtë arsye kanë vendosur ta bojkotojnë.

“Ne shkojmë atje për të bërë punën tonë dhe nuk na lejohet të veshim rrobat e punës”, tha Borger për radion gjermane “Deutschlandfunk”. “Ky është i vetmi vend dhe i vetmi turne ku qeveria na thotë si të bëjmë punën tonë”.

Katari do të mirëpresë Botërorin e Volejbollit në Plazh, për herë të parë, por për shkak të rregullave strikte mbi veshjen dy nënkampionet e botës kanë vendosur ta bojkotojnë. Federate Botërore e Volejbollit në Plazh ka thënë se e respekton vendimin e Katarit, bazuar mbi kulturën dhe traditat e vendit pritës. Por gjermanët thonë se Katari ka lejuar më parë sportiste femra të garojnë me bikini.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco