Suarez flet për lamtumirën nga Barça: Më thanë se isha plak dhe nuk mund të...

Suarez flet për lamtumirën nga Barça: Më thanë se isha plak dhe nuk mund të...

16:33, 23/02/2021

Luis Suarez po zhvillon një sezon fantastik me fanellën e Atletico Madrid në Spanjë. Së fundmi, sulmuesi uruguaian, ka dhënë një intervistë të gjatë për “France Football”, ku është kthyer të flaës për largimin e tij nga Barcelona.

Suarez u shpreh se drejtuesit e klubi katalanas i kishin thënë se është i vjetër dhe nuk mund të luante në nivele të larta.

“Çfarë me shqetësoi vërtetë ishte se me thanë që isha i vjetër dhe nuk mund të luaja në nivelin e lartë. Ata me thanë se nuk kanë besim te unë. Unë meritoja respekt.

Nëse nuk do kisha treguar asgjë te Barcelona për tre apo katër sezone, do e kisha kuptuar, por shënoja më shumë se 20 gola për çdo sezon.

Gjithmonë kam pasur statistika të mira, pas Messit. Nuk do isha i lumtur aty ku njerëzit nuk me duan”, deklaroi ai.

Suarez këtë edicion është duke garuar me mikun e tij, Messin për trofeun ‘Pichichi’ dhe deri me tani kanë shënuar nga 16 gola secili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco