Fillon gara në Superligën A

Fillon gara në Superligën A

16:10, 23/02/2021

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A gjashtë skuadrat e para në tabelë pas pjesës së rregullt luftojnë për titull, përkatësisht plejof.

Skuadrat në Superligën A i luajnë edhe dhjetë xhiro të tjera.

Ndeshja Besa Famgas – Vëllaznimi luhet sot prej orës 17:00. Besa Famgas ka fituar 18 ndeshjet e deritashme dhe është favorite e madhe.

Dy ndeshje tjera të javës së 19-të kampionale luhen të mërkurën.

Prishtina e Drenica takohen nga ora 18:00 kurse kryendeshja e xhiros mes Trepçës dhe Kastriotit është nga ora 19:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco