Koeman nuk dorëzohet: Do vazhdojmë të ‘luftojmë’ për kampionatin

Koeman nuk dorëzohet: Do vazhdojmë të ‘luftojmë’ për kampionatin

15:41, 23/02/2021

Barcelona me barazimin e fundit në La Liga ndaj Cadiz, duket sikur i dha fund shpresave për titull pasi nuk ia dolën të përfitonin edhe nga hapi fals i Atletico Madrid, duke qëndruar kështu tetë pikë larg kryesuesve.

Megjithatë, në vigjilje të ndeshjes së nesërme që Barcelona luan ndaj Elches për kampionat, trajneri Ronald Koeman nuk bie dakord me faktin se ekipi i tij është jashtë garës për kampionat.

Megjithatë, holandezi thekson se tre ndeshjet e radhës do të jenë thelbësore për objektivat e klubit.

“Mendoj se mund të luftojmë akoma për kampionat, rezultatet e fundit tregojnë se secila skuadër mund ta pësojë. Shumë do të varet nga dy ndeshjet e radhës ndaj Elches dhe Sevillas. Dhe, më pas duhet të kërkojmë të përmbysim Sevillan në Kupën e Mbretit.

Unë nuk jam nga ata që mendojnë se një kompeticion është më i rëndësishëm se tjetri. Kemi tre ndeshje të rëndësishme. Do të jetë e komplikuar, sepse do të kërkojmë përmbysjen ndaj Sevillas pa publik. Do të ishte më e lehtë me tifozë”, u shpreh Koeman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco