Klubi i Serie A pezullon stërvitjen për shkak të COVID-19

Klubi i Serie A pezullon stërvitjen për shkak të COVID-19

14:14, 23/02/2021

Në javën e kaluar, në klubin e Torinos u konfirmuan tre raste pozitive me COVID-19.

Mirëpo gjendja e ankthit në klubin granata është kthyer sërish.

Ka pasur dyshime së fundmi se në klub dhe në organikën e futbollistëve mund të ketë edhe të tjerë të infektuar.

Ndaj, është vendosur që stërvitja e sotme të anulohet dhe në vazhdim do të merren masat për të bërë testet, në mënyrë që në vazhdim të jetë një situatë më e sqaruar dhe mos kthehet më pas skuadra në një vatër infektimi.

Kujtojmë se pjesë e Torinos është mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili në këtë sezon të parë në Serie A ka lënë mbresa pozitive dhe deri tani është aktivizuar në 13 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco