Maurizio Sarri u shkarkua nga Juventusi pas përfundimit të sezonit të kaluar, teksa nga ajo kohë vazhdon të jetë pa një skuadër.
Emri i teknikut italian është lidhur me disa skuadra, por një marrëveshje nuk është arritur ende.
Sipas raportimeve të fundit, trajnerin mund ta shikojmë në stolin e Fiorentinës.
Sipas asaj që raporton “Corriere Fiorentino”, Sarri ka pasur ditën e djeshme një takim me drejtues të klubit vjollcë, me këta të fundit që po përpiqen ta bindin të marrë drejtimin e skuadrës nga Firence, e cila momentalisht ndodhet në një situatë të vështirë.
Skuadra tashmë drejtohet nga Cesare Prandelli, i cili u emërua vetëm pak kohë më parë, por as ai nuk ka mundur dot të ndryshojë situatën e rezultateve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: