Juventus mposht me lehtësi Crotonen, shkëlqen Ronaldo

Juventus mposht me lehtësi Crotonen, shkëlqen Ronaldo

22:51, 22/02/2021

Juventus ka fituar me lehtësi ndaj Crotones në javën e 22-të në Serie A.

Bardhezinjtë fituan me rezultatin 3-0, ndërsa Cristiano Ronaldo shkëlqeu duke shënuar dy gola. Portugezi pas harkimit të Sandros shënoi me kokë për të zhbllokuar shifrat dhe pas rishikimit në VAR, goli ishte i rregullt (38′).

Ronaldo doli prapë në skenë në fundin e pjesës së parë duke shënuar sërish me kokë, kurse këtë herë asistues ishte Ramsey (45+1). Në pjesën e dytë, fitoren e Juventusit e vulosi Weston McKennie me një goditje të fuqishme pas topit të kthyer (66′).

Juventus me këtë fitore ngritët në vendin e tretë me 45 pikë, ndërsa Crotone renditët në fundin e tabelës me vetëm 12 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco