ZYRTARE/ Reali publikon listën e lojtarëve për Champions, mungojnë...

ZYRTARE/ Reali publikon listën e lojtarëve për Champions, mungojnë...

17:22, 22/02/2021

Real Madrid ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar në ndeshjen ndaj Atalantas.

Reali do të udhëtojë në Bergamo për tu ndeshur me Atalantan e vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampioneve.

Benzema, Sergio Ramos, Eden Hazard, Marcelo, Dani Carvajal, Fede Valverde, Rodrygo Goes, Alvaro Odriozola dhe Eder Militao janë mungesat e “Los Blancos”. Risi në grumbullimin e Zidane janë lojtarët nga Real Castilla, Hugo Duro, Arribas, Blanco, Miguel dhe Chust.

Lista e plotë e lojtarëve të Realit për ndeshjen ndaj Atalantas:

Portierë: Courtois, Lunin, Altube

Mbrojtës: Varane, Nacho, Mendy, Chust, Miguel

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Isco, Arribas, Blanco

Sulmues: Asensio, Lucas, Vinicius, Mariano, Hugo Duro

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco