Arriti fitore spektakolare/ Florian Marku: Më tha 'do të të shtrij në tokë', pasi e munda i thashë...

Arriti fitore spektakolare/ Florian Marku: Më tha 'do të të shtrij në tokë', pasi e munda i thashë...

16:47, 22/02/2021

Pas fitores ndaj boksierit të njohur anglez Rylan Charlton, Florian Marku rrëfen eksperiencën e tij dhe bisedën me kundërshtarin para dhe pas sfidës.

Gjatë një interviste për “Shqipëria live” në Top Channel, Marku  pranon se në boks je i sukseshëm nëse ke psikologji i fortë.

“I kam pritur këto momente që kur kam qenë fëmijë, kam punuar shumë. Kam nënshkruar kontratë me një menaxher që kanë nënshkruar më të mëdhenjtë“, thotë fillimisht Marku.

“Para ndeshjes më tha do të të bëj të fshish dyshemenë. I thashë do të të rrah. Pasi e munda i kujtova çfarë i kisha thënë në fillim", tregon marku.

Boksieri shqiptar mposhti britanikun Rylan Charlotn me “knockout” teknik, në raundin e tetë, teksa stafi i anglezit hodhin peshqirin (shenjë e dorëzimit) në një moment të vështirë, kur Marku po i shkaktonte dëme të mëdha rivalit të tij. Për ndeshjen paraardhëse përfundoi barazim: Ishte e njëanshme, ka qenë raciste mesiguri. Ajo ndeshje mbase ishte shkruar në letër për të humbur por unë e rrëzova dhe e nxori barazim sepse nuk justifikonte dot humbjen.

“Kundërshtari u lodh, aq sa është akoma në spital. Mora peshqirin dhe nuk e godita më sepse më erdhi keq“, thotë kampioni.

Dueli i në arenën mitike të “Uembley”-t të Londrës ishte spektakolar, me grushtime të fuqishme nga të dy boksierët. 28-vjeçari shqiptar, i cili pësoi një “knockdown” në raundin e gjashtë, arriti të fitonte terren dhe në fund, falë një serie grushtesh e detyroi stafin e kundërshtarit të kërkonte dorëzimin.

Conor Benin e ka ftuar për ta sfiduar në ring por e ka refuzuar. “Mund të më japë çelësin për kampionatin e botës, por për mua është si gjithë të tjerët“, shton Marku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco