Shkarkohet nga detyra trajneri i Serie A

Shkarkohet nga detyra trajneri i Serie A

15:18, 22/02/2021

Humbja me rezultatin 0-1 ndaj një kundërshtari direkt si Torino në luftën për mbijetesë, rezultoi fatale për Eusebio Di Françeskon, i cili është shkarkuar nga detyra e trajnerit te skuadra e Cagliarit.

Rezultatet negative të njëpasnjëshme e dërguan presidentin e klubit sard, Tomazo Xhulin, të merrte këtë vendin drastik në gjysmën e sezonit për të larguar nga pankina e skuadrës së tij ish-trajnerin e Romës dhe Sasuolos.

Aktualisht skuadra nga Sardenja renditet në vendin e 18-të në kuotën e 15 pikëve, -5 nga Torino e vendit të 17-të.

Lajmin e shkarkimit të trajnerit 51-vjeçar e ka bërë publik vetë klubi i Cagliarit me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.

Gjithashtu skuadra sarde ka komunikuar se ka zyrtarizuar dhe drejtorin e ri sportiv, i cili do të jetë Stefano Kapoxuka.

“Klubi i Cagliarit komunikon zyrtarisht se trajneri i skuadrës së parë, Eusebio Di Françesko, nuk do të jetë më tekniku ynë. Njëkohësisht me të, janë ndërprerë marrëdhëniet edhe me stafin e tij teknik. Klubi i falënderon të gjithë për profesionalizmin dhe punën e kryer gjatë kësaj kohe. Gjithashtu klubi i Cagliarit njofton zyrtarisht se Stefano Kapoxuka do të jetë drejtori ynë i ri sportiv. Klubi sard i uron mirëseardhjen dhe i uron një punë të mbarë”, shkruhet në njoftimin e klubit të Cagliarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco