Pasi fitoi derbin, vdes nga ataku kardiak trajneri 60-vjeçar

Pasi fitoi derbin, vdes nga ataku kardiak trajneri 60-vjeçar

14:40, 22/02/2021

Lajm i trishtë për hendbollin kroat, por jo vetëm. Trajneri i skuadrës së femrave të Podravka, Zlatko Saraçeviç, ka ndërruar jetë menjëherë pas fitores në derbi ndaj Lokomotivës së Zagrebit me rezultatin 32-29, por që rezultoi fatale për trajnerin e njohur.

Këtë lajm e ka publikuar media kroate “24sata.hr”, e cila deklaron se Saracevic dha një deklaratë për media dhe gjatë rrugës për në shtëpi ai u sëmur dhe u dërgua me urgjencë në spital me ambulancë.

Thuhet se arresti kardiak ka qenë arsyeja kryesore që çoi në vdekjen e trajnerit të njohur 60-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco