Kryetarja e re e Olimpiadës: Në Tokio ju siguroj lojëra të sigurta

Kryetarja e re e Olimpiadës: Në Tokio ju siguroj lojëra të sigurta

13:03, 22/02/2021

Në krye të komitetit organizator të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” është vendosur një grua.

Bëhet fjalë për 56-vjeçaren Seiko Hashimoto, e cila zuri vendin e Yoshiro Mori.

Ky i fundit dha dorëheqjen nga detyra pas deklaratës së tij se “gratë flasin shumë”, frazë që i kushtoi atij largimin dhe u konsiderua si akuzë seksiste.

Hashimoto ka qenë ish-ministre e emancipimit të femrës dhe nga viti 2019 e deleguar e qeverisë në Olimpiadë.

Përpara saj shtrohen një sërë problemesh, kryesisht të lidhura me pandeminë Covid-19, që sollën edhe shtyrjen me një vit në Olimpiadës.

Ende sot mjaft japonezë kërkojnë anulimin e këtij eventi apo shtyrjen e tij.

“Nuk do t’i kursej energjitë për të garantuar suksesin e Olimpiadës. Masat anti-Covid do të jenë prioriteti kryesor dhe dua të garantoj të gjithë japonezët dhe të huaj se do të jenë Lojëra të sigurta”, tha Hashimoto.

Zgjedhja e saj në krye të Olimpiadës është përshëndetur edhe nga IOC, që e vlerëson përvojën e saj në sport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco