Favoritët pa telashe

Favoritët pa telashe

10:48, 22/02/2021

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. 

Lideri i klasifikimit, Istogu, fitoi bindshëm ndaj Samadrexhës me rezultat 43:26. 

Istogu udhëheq në tabelë me 26 pikë, dy më shumë se Vushtrria. 

Edhe Vushtrria fitoi bindshëm, 41:20 ndaj Vjosës. 

Kastrioti e mposhti Vëllaznimin me 38:28 kurse Prishtina ishte e vetmja që të dielën fitoi si mysafire. E mposhti KEK-un me rezultatin 36:15.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco