Kosova ka marrë një lajm të mirë para sfidës kundër Spanjës, që zhvillohet në muajin e ardhshëm.
Dyshja mbrojtëse e Spanjës, Sergio Ramos dhe Dani Carvajal, që janë pjesë e Real Madridit, do mungojnë në ndeshjen e parë kundër Kosovës.
Sipas mediave spanjolle, të dy lojtarët që janë duke u rikuperuar nga dëmtimet, nuk do jenë të gatshëm para ndeshjes me “Dardanët” që zhvillohet në stadiumin e Sevillas.
Dyshja do jenë mungesë e madhe për Spanjën, pasi janë të padiskutueshëm në formacionin bazë.
Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës zhvillohet me 31 mars 2021.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: