Man United triumfon ndaj Newcastle, renditet e dyta në Premier League

Man United triumfon ndaj Newcastle, renditet e dyta në Premier League

22:47, 21/02/2021

Manchester United ka fituar 3-1 ndaj Newcastle United në Premier League.

Marcus Rashford zhbllokoi shifrat pas asistimit të Harry Maguires (30′).

Mirëpo, pas vetëm 6 minutave, Saint-Maximin barazoi rezultatin (36′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës, Manchester United zhvilloi një lojë shumë të mirë. Talenti Daniel James mori një asistim nga Bruno Fernandes për të rikthyer avantazhin (57′). Kurse, fitoren e vulosi portugezi që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë (75′).

Me këtë fitore, Man United rikthehet në vendin e dytë me 49 pikë, 10 më pak se rivali i Man City, ndërsa Newcastle ndodhet në vendin e 17-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco