VIDEO/ Armando Broja i pandalshëm, sulmuesi shqiptar shënon gol të bukur!

VIDEO/ Armando Broja i pandalshëm, sulmuesi shqiptar shënon gol të bukur!

21:36, 21/02/2021

Goli i Armando Brojës nuk i mjaftoi skuadrës së Vitesses në transfertë kundër PSV Eindhovenin, pasi skuadra vendëse përmbysi gjithçka duke fituar në fund me rezultatin 3-1.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare zhbllokoi takimin që në minutën e katërt, me një goditje të saktë brenda zonës, pas një aksioni të shpejtë dhe me kombinime të sakta të lojtarëve miq.

Për lojtarin kuqezi ishte finalizimi i 8-të në Eredivisie në këtë sezon, ku është aktivizuar në 19 ndeshje.

Deri në minutën e 66-të rezultati mbeti i pandryshuar, por pikërisht në këtë moment Malen ktheu baraspeshën, për t’ia lënë skenën më pas Mario Gotzes, që realizoi dy herë brenda dy minutave lojë në fundin e takimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco