Atalanta fiton ndaj Napolit, asiston Gjimshiti

Atalanta fiton ndaj Napolit, asiston Gjimshiti

20:47, 21/02/2021

Atalanta ka arritur të arkëtojë pikët e plota në shtëpi kundër Napolit.

Skuadra vendase arriti të fitojë me rezultatin bindës 4 – 2, ndeshje në të cilën ylli kosovar Amir Rrahmani zhvilloi 90 minuta të plota.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës ishte Zapata që në minutën e 52’ shënoi për (1-0). Napoli u kundërpërgjigj pas 6 minutave lojë duke barazuar rezultatin 1-1 me anë të Zielniskit. Por, Atalanta nuk u dorëzua dhe riktheu avantazhin përmes Gosens (64′).

Pastaj, Muriel arriti të realizojë pas një gabimi për 3 – 1 (71′). “Napolitanët” sërish ngushtuan avantazhin me anë të Gosens që shënoi autogol pas një harkimi (76′). Mirëpo, shpresat për përmbysje zgjatën vetëm tre minuta, ngase Romero pas asistimit të Gjimshitit ia doli të vulos fitoren (79′).

Me këtë fitore, Atalanta ngritët në vendin e katër me 43 pikë, ndërsa Napoli renditet e shtata me 40 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco