Pas fitores ndaj Kukësit, Alban Hoxha: Fundi i ndeshjes ishte dramatik!

Pas fitores ndaj Kukësit, Alban Hoxha: Fundi i ndeshjes ishte dramatik!

19:28, 21/02/2021

Pas fitores 2-1 ndaj Kukësit, portieri i Partizanit, Alban Hoxha thotë se ndeshja në fund të takimit ishte dramatike.

“Ishte dinamikë fundi i ndeshjes. Unë nuk e vura re çfarë ndodhi. E pashë tani mbrapa. Mendoj bëmë gjënë e duhur. Folëm të gjithë bashkë dhe menduam të bënim një “Fair-Play”. Për mua është gjë e mirë, që ka “Fair-Play” dhe duhet të ketë në të gjithë ndeshjet e tjera.

Ndeshja-  E kishim vlerësuar shumë. Kukësi është rivali i drejtpërdrejtë i jonë. Iu shkëputëm, përveç se e ndaluam. Gjë e mirë ishte dhe ndale e Vllaznisë. Kjo na jep besim për të vazhduar përpara. Ka akoma shumë ndeshje.

Ecuria dhe tolerimi i golit- Unë e kam thënë më përpara, janë disa skuadra që janë të vështira për t’u mundur. Kam futur Laçin, që ka treguar që është skuadër shumë e fortë, është Kukësi, Teuta, Vllaznia, ekipe të vështira për t’u mundur dhe të hapin gjithmonë probleme. Ne duhet të shikojmë ndeshjet tona. Duhet parë ndeshja e radhës. Është ndeshje e vështirë me Laçin. Të gabojmë sa më pak. Goli nuk anulohet, se s’ka si anulohet. Është dinamikë loje.

Nëse ndeshja do të ishte 0-0? “Nuk e menduam kaq gjatë këtë pjesë. Fati jonë që rezultati do të ishte 2-0 dhe menduam ta linim në atë mënyrë. Ka ndodhur në shumë ndeshje të botës. Murataj është shumë i ri do të rritet akoma.

Çelësi i suksesit -  “Konkurrenca është e madhe. Kishim vështirësi në fillim për të gjetur lojtarë në rolet natyrale. Daja mundohej t’i përshtaste. Mundoheshim të qarkullonim topin sa më shumë. Me hapjen e merkatos, u bënë gjëra shumë të mira, u rrit konkurrenca, lojtarët japin më të mirën, ndaç në stërvitje ndaç në ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco