Fitorja e bujshme në derbi/ Titulli kampion? Conte jep këtë përgjigje...

Fitorja e bujshme në derbi/ Titulli kampion? Conte jep këtë përgjigje...

18:34, 21/02/2021

Trajneri i Interit, Antonio Conte është shfaqur i lumtur pas fitores 3-0 në derbin ndaj Milanit.

Gjatë një interviste për mikrofonat e “DAZN”, Conte ishte me këmbë në tokë kur u pyet për titullin kampion në Serie A.

Derbi më i bukur i Contes – “Duhej të vinte kjo fitore. Ishte një ndeshje e bukur, por të mos harrojmë se në Milano gjithmonë është ndjerë derbi, por ishte dhe se të dyja skuadrat renditeshin në majat e klasifikimit pas shumë vitesh dhe kjo sfidë luhej me shumë pasion. Jemi duke u rritur, kemi nisur një rrugëtim rritjeje që prej një viti e gjysmë. Komplimente djemve, kanë zhvilluar një ndeshje të madhe dhe të përgatitur deri në detaj. Lojtarët tanë ishin protagonistë në fushë.”

Shtysa pas fitores në derbi për titullin kampion – “Nuk e di nëse do të jetë një shtysë vendimtare kjo fitore ndaj Milanit në derbi. Në nivelin psikologjik i frikësohem dy sfidave të ardhshme, ndaj Xhenoas dhe asaj kundër Parmës, pasi janë pengesa që duhet t’i tregojmë që kemi bërë hapin e duhur për të mbajtur kreun e klasifikimit deri në fund. Do të na tregojnë shumë se çfarë do të bëjmë nëse duhet të sillemi si të mëdhenj.”

Kthesa e Interit – “Ne u bëmë të vetëdijshëm kur në ndeshjet me kundërshtarin direkt filluam të fitojmë. Ndeshja e sotme, kundër një ekipi të shkëlqyer si Milani, konfirmoi se ka rritje të madhe. Ekziston një rritje e madhe, duhet të vazhdojmë kështu, është e pashmangshme që rezultatet të ndihmojnë. Puna është aty dhe është shumë e madhe kjo që kemi kryer, nëse rezultatet arrijnë është më lehtë për mua të ngulis situata të caktuara”, përfundoi trajneri i Interit, Antonio Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco