VIDEO/ Inter mposht Milanin në derbin e ‘Madoninës’, nis ‘blindimin’ e kreut

VIDEO/ Inter mposht Milanin në derbin e ‘Madoninës’, nis ‘blindimin’ e kreut

17:01, 21/02/2021

Inter ka shënuar fitore bindëse ndaj rivalit lokal, AC Milan.

‘Bluzinjtë’ dominuan nga minuta e parë dhe me plotë meritë fituan me rezultat bindës 0-3.

Fillimisht ishte talenti Lautaro Martinez, që me kokë pas harkimit të Romelu Lukakut zhbllokoi shifrat (5′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Argjentinasi realizoi edhe në pjesën e dytë, vetëm se këtë herë asistues ishte Ivan Perisic (57′).

Pas vetëm nëntë minutave, Lukaku arriti të driblojë nga gjysma e fushës për të vulosur fitoren e Interit (66′).

Me këtë fitore, Interi mban distancën në kreun e Seria A me 53 pikë, derisa Milan renditët një vend më poshtë me 49 pikë.

Goli i pare

Goli i trete

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco