Cadiz ‘shtang’ Barcelonën në fund të ndeshjes

Cadiz ‘shtang’ Barcelonën në fund të ndeshjes

16:43, 21/02/2021

Cadiz CF ka arritur të ‘shtangë’ Barcelonën për të dytën herë me radhë.

Messi me paraqitjen e tij ndaj Cadiz CF ka arritur shifrën e 506 ndeshje në kuadër të La Ligas, duke u bërë lojtari më së shumti paraqitje në historinë e Barcelonës.

Messi shënoi në min (32′) nga penaltia për ti dhënë avantazhin Barcelonës në pjesën e parë. Skuadrat shkuan në pushime me avantazhin minimal të ‘Blaugranëve’.

Në pjesën e dytë, Barcelona nuk arriti të shënojë dhe ta thellojë rezultatin, por e ruajti avantazhin sa për të marrë tre pikët.

Dhe në fundin e ndeshjes, ndodhi befasia. Në min (89′) u akordua penalti për Cadiz, të cilën e konkretizoi në gol Fernandes.

Rezultati përfundimtar, Barcelona 1-1 Cadiz CF.

Tani me këtë barazim, Barcelona ka 47 pikë me një ndeshje më pak dhe qëndron në vendin e tretë. Reali mban pozitën e dytë me 52 pikë dhe Atletico Madrid në pozitën e parë me 55 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco