VIDEO|Milan – Inter/ Kore, banderola dhe tymuese, mbi 10 mijë tifozë 'pushtojnë' stadiumin ‘San Siro’

VIDEO|Milan – Inter/ Kore, banderola dhe tymuese, mbi 10 mijë tifozë 'pushtojnë' stadiumin ‘San Siro’

14:18, 21/02/2021

Derbi i Madonninës do të luhet pa tifozë, por fansat zikaltër dhe ata kuqezi nuk kanë ngurruar të shprehin gjithë mbështetjen e tyre me pankarta, banderola, flamuj, fishek-zjarre e tymuese.

Rreth 10 mijë tifozë të Milanit e Interit janë mbledhur rreth stadiumit “San Siro” pak para startit të derbit, duke harruar totalisht masat anti-Covid, që ndalojnë grumbullimin masiv të njerëzve.

Gjithsesi vlen të theksohet se thuajse të gjithë tifozët mbanin maska për të shmangur përhapjen e koronavirusit, ndërsa në një moment pati edhe tension mes grupeve të të dy palëve, por policia ndërhyri shpejt dhe nuk la që situata të dalë nga kontrolli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco