Formacionet zyrtare: Milan – Inter, Ibra përballë Lukakut

Formacionet zyrtare: Milan – Inter, Ibra përballë Lukakut

13:54, 21/02/2021

Do të jetë derbi me numrin 174 në Serie A dhe 227 në ndeshjet zyrtare.

Në orën 15:00, në “San Siro”, luhet supersfida mes Milanit dhe Interit, takim i vlefshëm për javën e 23-të në Serie-A.

Të dy skuadrat pritet të zhvillojnë një përballje mjaft të luftuar mes tyre,  jo vetëm prej rivalitetit që kanë skuadrat midis tyre, por edhe për renditjen në Serie-A.

Zikaltërit vijnë pas tre fitoresh radhazi në kampionat dhe të dielën e kaluar realizoi edhe parakalimin e kuqezinjve në renditje, pasi tani kryeson me 50 pikë, një më tepër se Milani, që ka mbajtur vendin e parë thuajse që prej fillimit të sezonit.

Formacionet zyrtare:

Milan  (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic. Trajner: Stefano Pioli

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic; Lukaku, Lautaro Martinez. Trajner: Antonio Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco