Muçi transferohet tek Legia, ja sa para përfiton Tirana nga shitja e talentit

Muçi transferohet tek Legia, ja sa para përfiton Tirana nga shitja e talentit

13:08, 21/02/2021

Ernest Muçi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Tiranës, ku u rrit dhe u formua si futbollist. 19 vjeçari do t’i bashkohet klubit më të suksesshëm polak, Legia e Varshavës.

Lajmi u konfirmua  ditën e sotme nga klubi bardheblu përmes një postimi në faqen zyrtare. Nga shitja e Muçit, Tirana do të përfitojë 450 mijë euro, plus 100 mijë euro të tjera në rast se Legia do të luajë në Kupate Evropës sezonin e ardhshëm, si dhe 10% të vlerës së kartës në rast të rishitjes së Muçit në të ardhmen.

Ernest Muçi debutoi me fanellën e Tiranës në ndeshjen kundër Kukës më 2 shtator 2018 dhe numëron rreth 60 ndeshje me fanellën bardheblu, ku ka shënuar më shumë se 15 gola.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco