Mesazhi i Florian Markut pas triumfit ndaj Charlton

Mesazhi i Florian Markut pas triumfit ndaj Charlton

11:36, 21/02/2021

Florian Marku fitoi mbrëmjen e djeshme me nokaut teknik në raundin e tetë ndaj boksierit anglez, Rylan Charlton, duke vijuar ecurinë pozitive pa humbje.

Pas përfundimit të duelit, “Mbreti shqiptar” ka postuar në rrjetin social Instagram një mesazh, ku falënderonte të gjithë tifozët e tij për mbështetjen që i kanë dhënë kohët e fundit.

Ai gjithashtu falënderon kundërshtarin për paraqitjen korrekte si dhe trajnerët e tij që e stërviten aq fortë.

 “Zoti është i madh. Ju falënderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen. Si fillim, urime Rylan Charlton një boksier i fortë dhe do dalësh më i fortë nga kjo. Kthehu shëndosh e mirë pranë familjes. Kam një ekip shumë të mirë pas meje. Ne këtë ndeshje kisha trajnerin tim të dashur George Armagos që më njeh prej moshës 12 vjeçare dhe ka qenë gjithnjë pranë meje. Dua të falenderoj Clifton Mitchell i cili me mësoi shumë gjëra gjate stërvitjes në Derby, është një trajner shumë shumë i mirë. Dhe sigurisht dua të falenderoj personin qe rriti rezistencën time dhe e çoi atë në një nivel tjetër Kirk gibbons . Ky është vetëm fillimi. Shumë dashuri për të gjithë ata që besuan tek unë”,  përfundoi Marku

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco