Everton theu mallkimin këtë të shtunë kundër Liverpool. Pas 22 vitesh, Toffees më në fund kanë fituar 2-0 ndaj kampionëve të Anglisë në “Anfield Road”, që e bën ngjarjen edhe më të veçantë për skuadrën e Carlo Ancelotti-t.
Disa minuta pas kësaj fitore historike, trajneri italian postoi një foto në rrjetet e tij sociale. “Kjo ndeshje i kushtohet tifozëve të Everton. Ju keni qenë të durueshëm, tani ne mund të festojmë së bashku, ” u shpreh Ancelotti. Tifozët e Everton do ta kujtojnë këtë 20 shkurt 2021 për një kohë të gjatë...
This game is dedicated to the Everton Fans. You have been patient and now we celebrate together. #COYB pic.twitter.com/F5bsVZK2Er
— Carlo Ancelotti (@MrAncelotti) February 20, 2021
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: