Conte: Derbi do jetë ndryshe nga vitet e kaluara, ja si ndalet Ibrahimovic

Conte: Derbi do jetë ndryshe nga vitet e kaluara, ja si ndalet Ibrahimovic

22:00, 20/02/2021

Pasi u ngjit në krye të Serisë A, Interi tani ka një detyrë edhe më të vështirë: ta ruajë pozitën e liderit. Derbi është prova e parë e vërtetë.

Antonio Conte në konferencën për shtyp në prag të kësaj supersfide, deklaroi:

“Do të jetë një derbi ndryshe nga vitet e kaluara, sepse kësaj radhe do të jetë një sfidë e rangut të lartë. Dy skuadra do të përballen me njëra-tjetrën si kryesuese. Derbi duhet të fitohet për të konsoliduar kryesimin.

Avantazhi i të qenit kryesues: “Të jep qetësi, por ne gjithmonë duhet të punojmë me entuziazmin e duhur dhe vendosmërinë e duhur. Jemi duke punuar për të ndërtuar diçka të rëndësishme dhe për të vazhduar rrugën tonë të rritjes. Ne e dimë që do të përballemi me një ekip të shkëlqyer dhe se duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme”.

Nervozizmi mes Ibras dhe Lukakut: “Është caktuar një gjyqtar i shkëlqyeshëm dhe nuk e shoh pse duhet të ketë nervozizëm”.

Si ndalet Ibra? “Me punën në ekip dhe duke bërë sa më pak gabime. Ne e dimë që ai është i fortë dhe se po i jep shumë Milanit. Në përballjen e kaluar na shënoi, por nuk është e sigurt që ai do të shënojë përsëri. Përtej Ibrahimovicit, ne do të duhet të përpiqemi ta fitojmë derbin. Ibra në Sanremo? Shpresoj që në “San Siro” të këndojë Lukaku”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco