VIDEO/ Myrto Uzuni i jep fitoren Ferencvaroshit, shënon golin e vetëm ndaj Honved

VIDEO/ Myrto Uzuni i jep fitoren Ferencvaroshit, shënon golin e vetëm ndaj Honved

21:36, 20/02/2021

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, është rikthyer te goli në sfidën e sotme Ferencvarosh-Honved.

25-vjeçari shënoi golin e vetëm të fitores për kampionët e Hungarisë, duke goditur bukur në hyrje të zonës kundërshtare në minutën e 56-të.

Uzuni shënoi 5 gola në 5 ndeshje radhazi të kampionatit hungarez, ndërsa në sfidën e kaluar me Zhorit, nuk arriti të gjente rrugën drejt rrjetës.

Deri tani këtë sezon, Uzuni ka realizuar 11 gola në 27 ndeshje me kampionët e Ferencvaroshit, ku 8 i ka shënuar në kampionat dhe 3 në Ligën e Kampioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco