Evertoni thyen ‘tabunë’, fiton pas 22 vitesh në fushën e Liverpoolit

Evertoni thyen ‘tabunë’, fiton pas 22 vitesh në fushën e Liverpoolit

20:50, 20/02/2021

Evertoni thyen më në fund tabunë “Anfield”. Pas 22-vitesh bie “kështjella” e “The Reds”, që e kishin dominuan derbin e “Merseyside” prej më shumë se dy dekadash.

“The Toffees” triumfuan me rezultat 2-0, duke shënuan në dy ekstremet kohës së rregullt.

Katër humbje radhazi në Premier League për kampionët në fuqi, që me sa kuptohet po bien shumë shpejt nga froni.

Një sezon shumë i vështirë për të besuarit e Jurgen Kloppit, një rrugëtim i kushtëzuar nga dëmtimet e lojtarëve kryesorë, kryesisht në repartin e mbrojtjes.

Sa i përket kronikës, skuadra e Carlo Ancelottit e zhbllokoi takimin pa u mbushur tre minuta lojë me brazilianin Richarlison, që mposhti portierin Alisson, pas asitit perfekt që mori nga James Rodriguez.

Futbollistët e Liverpoolit u munduan gjatë gjithë ndeshjes të kthenin ndeshjen, por pa sukses, për të ardhur më pas te goli i “knockout”-it i realizuar nga Sigurdsson me 11-metërsh 7 minuta para fundit të kohës së rregullt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco