Surprizë e madhe në La Liga, Levante mposht Atleticon brenda në Madrid

Surprizë e madhe në La Liga, Levante mposht Atleticon brenda në Madrid

18:57, 20/02/2021

Levante i heq plot pesë pikë Atleticos së Madridit në këtë sezon, ku “Los Colchoneros” po dominojnë prej muajsh La Ligan.

Vetëm pak ditë më parë (17 shkurt) skuadra valenciane barazoi 1-1 me skuadrën e Simeones në sfidën e prapambetur, që i përkiste javës së dytë të fazës së parë, ndërsa këtë të shtunë e mposhti 0-2 brenda në “Wanda Metropolitano”, rezultat që rihap në njëfarë mënyrë garën për titull, edhe pse shumë do të varet nga rezultatet që do të marrin Real Madridit dhe Barcelona.

Atletico, që me sa duket, nuk kishte nxjerrë mësime nga barazimi i së mërkurës, u ndëshkua në minutën e 30-të nga Morales.

Atletico ushtroi presion të vazhdueshëm në portën e miqve, por nuk kishte fatin me vete në përmbylljen e aksioneve.

Luis Suarez goditi shtyllën në minutën e 58-të, ndërsa në shtesë humbi mundësinë për të shmangur humbjen, duke goditur jashtë.

Vetëm pak çaste me herët portieri Dani Cardenas i kishte mohuar golin Thomas Lemarit.

Në minutën e 5-të shtesë, kur “Los Colchoneros” po bënin tentativat e fundit për golin e barazimit, erdhi finalizimi i “Knockout”-it i realizuar nga De Frutos, që shoi çdo shpresë të vendasve për të shmangur humbjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco