VIDEO/ Izmir Smajlaj ‘pushton’ Stambollin, shpallet kampion i Ballkanit në kërcim së gjati

VIDEO/ Izmir Smajlaj ‘pushton’ Stambollin, shpallet kampion i Ballkanit në kërcim së gjati

18:34, 20/02/2021

Izmir Smajlaj shpallet kampion i Ballkanit në kërcim së gjati në sallat e mbyllura.

Atleti shkodran ka dominuar garën në kryeqytetin turk, Stamboll, duke kërcyer 7.91 metra, rezultat që nuk mundi ta arrinte asnjë nga rivalët e tij.

Sportisti shkodran tri javë më parë, në Mitingun e Vjenës bëri paraqitje thuajse të njëjtë, duke kërcyer 7.90 metra, rezultat që i siguroi edhe atje vendin e parë, ndërkohë në kampionatin Ballkanin në salla të mbylla e përmirësoi këtë rezultat me 1 centimetër.

Smajlaj konfirmon edhe një herë faktin se po kalon një moment shumë të mirë.

Tashmë fokusi do të jetë tek Kampionati Europian i sallave të mbyllura, që do të zhvillohet me 7 mars ne Poloni, ku do të ketë objektiv futjen në zonën e medaljeve.

Smajlaj është rikthyer në këtë formë pas një periudhe shkëputjeje 6-mujore si rrjedhojë e një ndërhyrjeje kirurgjikale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco